Lajme nga Bota

Video/ Lideri i opozitës ruse mbërrin në Rusi dhe ndalet nga policia. Momenti nga përshendetja me gruan dhe mesazhi për Putin

Video/ Lideri i opozitës ruse mbërrin në Rusi dhe ndalet nga

Shtetet e Bashkuara dhe disa qeveri europiane kanë kërkuar lirimin e politikanit të opozitës ruse Alexei Navalny nga paraburgimi. Lideri i opozitës ruse 44 vjeç u ndalua menjëherë pasi fluturoi nga Gjermania për në Moskë. Ai po kthehej në vendin e tij, pesë muaj pasi u helmua me një agjent nervor për të cilin akuzohet qeveria e Putin.

Moska zyrtare ka mohuar përfshirjen në ngjarjes, ndërsa ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u përgjigj duke thënë se politikanët perëndimorë po e përdorin ngjarjen për të larguar vëmendjen nga problemet e tyre të brendshme.

Mediat publikuan videon teksa Navalny përshëndetet me bashkëshorten e tij dhe autoritetet e shoqërojnë.

Sipas autoriteteve të burgjeve, Navalny kritiku më i madh dhe kundërshtari i fortë i presidentit rus Vladimir Putin ka shkelur kushtet e dënimit të tij dhe se do të qëndrojë në paraburgim deri kur të ketë vendim nga Gjykata. Një prej seancave u mbajt sot, në një stacion policor në periferi të Moskës, ku Navalny e quajti paligjshmëri të shkallës më të lartë.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se autoritetet ruse po përpiqeshin të heshtnin kritikët e tyre, ndërsa këshilltari i ardhshëm i sigurisë kombëtare Jake Sullivan tha se sulmet e Kremlinit ndaj Navalny nuk janë thjesht shkelje e të drejtave të njeriut, por një fyerje ndaj popullit rus që dëshiron tu dëgjohet zëri dhe që të përfaqësohen.

Kur Navalny u helmua gushtin e kaluar, ai u dërgua në Gjermani për trajtim urgjent mjekësor. Ndërsa u shërua, ai tha se kishte ndërmend të kthehej në Rusi. Të dielën ai u kthye pavarësisht paralajmërimeve se do të përballej me arrestimin.

Gjatë udhëtimit nga aeroporti me autobus, ai tha se nuk kishte frikë dhe se ndihej i lumtur që ishte kthyer në shtëpi. Ndërsa iu afrua kontrollit të pasaportave me gruan e tij Julia, ai i tha oficerit të kontrollit kufitar me një buzëqeshje: "Duhet të keni pritur për mua për një kohë të gjatë! Do kaloj dhe do kthehem në shtëpi sepse e di që jam me të drejtën. Di që kam fituar në të gjitha çështjet kundër meje. Nuk kam frikë për asgjë dhe as ju nuk duhet të keni.

*Tiranapost.al.