Lajme nga Bota

Video/ Maska fut në sherr pasagjerët në avionin për Ibiza

Video/ Maska fut në sherr pasagjerët në avionin për Ibiza

Sherr në mes të avionit që po fluturonte nga Amsterdami në Ibiza. Dy pasagjerë britanikë të cilit kishin konsumuar edhe alkool nuk pranonin të vendosnin maskën.

Sipas protokollit ata duhet ta mbajnë gjithë kohën në avion dhe kur kalojnë në terminal, por dy turistët kanë refuzuar. Pamjet e publikuara në Daily Mail tregojnë turistët duke u përleshur me njëri tjetrin.

Një nga pasagjerët u drejtohet dy britanikëve duke u thënë se ka fëmijë brenda në avion dhe duhet ti jepnin fund ‘shoë-t të shëmtuar që po jepnin’. Përplasja vijoi deri në momentin kur avioni mbërriti mbërriti në Ibiza dhe dy turistëve iu vendosën prangat.

Video/ Maska fut në sherr pasagjerët në avionin për Ibiza

Video/ Maska fut në sherr pasagjerët në avionin për Ibiza

Një zëdhënës i kompanisë ajrore tha: Ata nuk pranonin të vendosnin maskat dhe kështu u përfshinë në konflikt verbal dhe fizik me pasagjerët e tjerë.

Sipas rregullit të kompanisë ajrore KLM, pasagjerët duhet të mbajnë maska të paktën deri në datën 31 gusht, përveç personave nën 10 vjeç dhe atyre që nuk mund ta vendosin për shkak të problemeve mjekësore.

Gjatë fluturimit, pasagjerët mund të heqin maskën vetëm nëse janë duke ngrënë ose pirë./ Daily Mail