Lajme nga Bota

Video/ ‘Më kujtoi nënën time’. Fjalët e Biden pas çajit që piu me mbretëreshën e Anglisë

Video/ ‘Më kujtoi nënën time’. Fjalët e Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe bashkëshortja e tij e pinë dje çajin e pasdites me mbretëreshën e Anglisë. Bënë një shëtitje në kopsht, bënë fotot e rastit dhe pastaj ajo i ftoi për çaj.

Pas takimit presidenti Biden tregoi se sa shumë mbretëresha e Anglisë i kujtoi nënën e tij.

“Bëmë një bisedë të gjatë dhe ajo ishte shumë bujare. Nuk mendoj se do ma merrte për keq nëse do thosha se më kujtoi kaq shumë nënën time nga pamja, por edhe bujaria. Do doja të kisha qëndruar më gjatë”, tha Biden.

Më pas tregoi se e ka ftuar mbretëreshën në Amerikë, për një vizitë kthimi në vendin e tij.

*Artikulli i ABC News u përshtat në shqip nga Tiranapost.al