Lajme nga Bota

Video/ Me lule dhe dhuratë, Joe Biden surprizon Kamala Harris për ditëlindje

Video/ Me lule dhe dhuratë, Joe Biden surprizon Kamala Harris për

Presidenti Joe Biden me buqetën me lule dhe një foto të zmadhuar të të dyve bashkë, u nis vetë drejt zyrës së zv.presidentes Kamala Harris. Biden bëri edhe rolin e korrierit për të uruar në zyrën tjetër, zëvenësen e tij Harris.


Momenti është regjistruar prej një punonjësi dhe më pas është shpërndarë nga vetë Biden në rrjete sociale. Kamala duket e surprizuar dhe gjatë bisedës i thotë se kjo është fotoja e saj e preferuar.

Kur fituan shumicën e votave për të marrë presidencën, një tjetër video e të dyve teksa flisnin të entuziazmuar, bëri xhiron e rrjetit. Kështu që kjo nuk është hera e parë dhe ndoshta as e fundit që Biden dhe Harris i tregojnë botës se nuk janë vetëm bashkëpunëtorë, por edhe miq të mirë.