Video/ Moderatorja humb ndjenjat, ndërpritet debati i kandidatëve në Britani

E Mërkurë 27 Korrik 2022, 08:21
TiranaPost
Përballja e mbrëmshme mes Liz Truss dhe Rishi Sunak u ndërpre 30 minuta pasi kishte nisur.
Shkak u bë moderatorja e debatit Kate McCann. Teksa Liz fliste, ajo humbi ndjenjat dhe u rrëzua përtokë.
Të dy kandidatët vrapuan drejt saj për ta kontrolluar.
Debati u anulua me këshillën e ekspertëve mjekësorë në studion në Ealing, pas kësaj ngjarje. Të dy kandidatët ranë dakord të lënë një datë tjetër për debatin e tyre.
Disa orë më vonë McCann shkruante në rrjete sociale se ishte mirë.