Lajme nga Bota

Video/ Momenti i sikletshëm kur presidenten e KE-së e lënë pa karrige, në këmbë

Video/ Momenti i sikletshëm kur presidenten e KE-së e lënë

Një situatë e sikletshme gjatë takimit mes presidentes së Komisionit Europian, presidentit të Turqisë Erdogan dhe presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel. Ky i fundit gjatë takimit, i zë vendin në karrige Ursula von der Leyen-it duke e lënë në këmbë. Në videon që po xhiron në rrjet, von der Leyen shihet teksa pret të ulet, por Michel nuk ia liron vendin dhe ulet para saj. Dhe shefja e Komisionit dukshëm e tregon me mimikë të fytyrës se si u ndje në ato momente, duke u detyruar të ulet në kolltun që ndodhej disi larg Erodogan.

Dy zyrtarët më të lartë u takuan në Turqi me Erdogan për të biseduan mbi të ardhmen e marrëveshjes për refugjatët. Sipas marrëveshjes së 2016-ës, Turqia pranon emigrantët dhe nuk i lejon ata të hyjnë në Europë. Gjithashtu u diskutua se si të ulet përshkallëzimi mbi mosmarrëveshjet territoriale mes Greqisë dhe Turqisë.

BE po përpiqet të përmirësojë marrëdhëniet e saj me Turqinë pasi Shefi i Jashtëm i BE Josep Borrell tha se marrëdhëniet arritën një pikë shumë të ulët gjatë vitit të kaluar. Bisedimet zgjatën tre orë.

*Tiranapost.al.