Video/ Momenti kur lideri i Hamasit merr lajmin se i janë vrarë tre djemtë dhe fëmijët e tyre pa i lëvizur qerpiku
![TiranaPost](https://cdnimpuls.com/tiranapost.al/media3/-48-0-6318a0ab039ce.jpg)
Ishte duke vizituar të plagosurit e luftë në spital kur një nga shoqëruesit e tij i tregon në telefon se tre djemtë dhe fëmijët e tyre janë vrarë nga një sulm i Izraelit. Liderit të Hamasit, Ismail Haniya nuk i lëvizi as qerpiku teksa dëgjonte lajmin e kobshëm.
Ai tha vetëm: Shpirti i tyre qoftë në paqe!
Hazem, Amir dhe Mohammed ishin duke vizituar disa të afërm me rastin e festës së Fitër Bajramit, kur u bënë pre e sulmit dhe humbën jetën së bashku me tre fëmijët e tyre.
Kur lideri i Hamasit u pyet nga shoqëruesit nëse donte të largoheshin duke e lënë vizitën për një moment tjetër, Haniya tha: Jo, pse? Le të vazhdojmë.
"Vdekja e fëmijëve të mi nuk do të ndikojë në thirrjet e Hamasit për një armëpushim", tha në një deklaratë për mediat disa momente më vonë.