Lajme nga Bota

Video/ Momenti tronditës kur transgjinorja hyn në shkollë dhe qëllon me armë

Video/ Momenti tronditës kur transgjinorja hyn në shkollë dhe

Policia e Nashville ka publikuar momentin tronditës kur Audrey Elizabeth Hale hyri në shkollën 9-vjeçare, të Krishterë dhe qëlloi me armë.

Tre fëmijë 9-vjeçarë dhe tre të rritur u vranë të hënën në një të shtëna në Covenant School, një shkollë fillore private e krishterë në Nashville, Tenesi, tha policia.

Dy nga viktimat ishin punonjës të shkollës. Njëri ishte drejtuesi i shkollës dhe tjetri kujdestar.

Vetë ajo, dikur nxënëse në atë shkollë, u vra gjatë të shtënave me armë zjarri, thanë autoritetet.


Kishte vizatuar harta të detajuara të shkollës, tha policia, duke përfshirë pikat e hyrjes në ndërtesë. Policia ka në dorë shënimet e autorit dhe po i shqyrton.

3 fëmijët e vrarë janë identifikuar si Evelyn Dieckhaus, Hallie Scruggs dhe William Kinney. Të gjithë nga 9 vjeç.

Tre të rriturit janë Cynthia Peak 61, Katherine Koonce 60 dhe Mike Hill 61.