Lajme nga Bota

Video nga Parisi, dy banda rivale me fishekzjarre kundër njëra-tjetrës

Video nga Parisi, dy banda rivale me fishekzjarre kundër

Dy banda rivale janë përplasur me njëra-tjetrën në lagjen XIX të Parisit. “Leparisien” shkruan se përplasja me fishekzjarrë mes bandave ka qenë e dhunshme dhe ka shqetësuar banorët.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Les combats ont lieu dans la rue et terrorisent les habitants #belleville #paris

A post shared by Le Parisien (@leparisien) on

Kjo betejë e hapur midis grupeve rivale ndodhi një ditë pas një konfrontimi të parë që u zhvillua përpara sheshit Rébeval. Pranë vendit ku ka ndodhur përplasja shihen edhe fëmijë duke luajtur nën mbikëqyrjen e prindërve, të cilët janë kapluar nga paniku.

Sipas policisë së zonës ku ka ndodhur ngjarja gjatë përleshjes nuk ka patur të lënduar, apo arrestime, por është hapur hetim në lidhje me çështjen.