Lajme nga Bota

Video nga restorantet më të famshme në Bruksel që nuk shkon më njeri

Video nga restorantet më të famshme në Bruksel që nuk shkon

Gazetari i Euronews Jack Parrock poston në Instagram një video ku duket kamerieri që mbledh mbulesat e tavolinave pas anulimeve të drekave dhe darkave. Nëse ulesh në një kafe a restorant në Bruksel të kërkojnë të dhënat personale, për shkak të rasteve të shumta dhe njerëzit atje po e braktisin jetën normale duke anuluar drekat dhe daljet. 


Ndërkaq në Shqipëri rastet po qëndrojnë të larta dita ditës. Nga Kosova udhëtojnë çdo ditë drejt Shqipërisë për pushime. Jugu numëron pafund raste me Covid-19. Jeta po vazhdon normalisht, pavarësisht thirrjeve apo heqjes së muzikës. Nuk ka sinjale nga qeveria se do të mbyllë sërish vendin, por nuk i dihet. Europa është përfshirë sërish në një diskutim për të mbyllur kufijtë për shkak se ka rritje të numrit.

Video nga restorantet më të famshme në Bruksel që nuk shkon
Jack Parrock

Pandemia ka mësuar se nuk ka parashikime. Vetëm kujdesin kemi në dorë, dhe atë deri diku.