Lajme nga Bota

Video/ Një çift rrëmbehet nga dallgët e oqeanit teksa bënte fotot e dasmës

Video/ Një çift rrëmbehet nga dallgët e oqeanit teksa

Një çift ka rrezikuar jetën në Oqeanin Paqësor, vetëm për të bërë fotot e dasmës. Shihni pamjet kur rojet bregdetare i nxjerrin ata nga oqeani dhe u shpëtojnë jetën.


Ata kishin hipur mbi shkëmbinj të veshur nuse dhe dhëndër, por një valë e tmerrshme i mori me vete. U desh ndërhyrja e rojeve të shpëtimit për të nxjerrë nusen, fustani i të cilës vështirë se bëhet më. Të mos flasim për grimin dhe flokët, që nuset i kanë me aq merak. Po si i thuhet në këto raste këtej nga Shqipëria: U prish syri i keq. Çifti do ketë një histori për të treguar.