Lajme nga Bota

Video/ Një fëmijë i kërkon princit të Arabisë Saudite Mercedezin. Ai u thotë truprojave 'merri adresën'

Video/ Një fëmijë i kërkon princit të Arabisë

Mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Një fëmijë që mbahej në krahë nga i ati priste mes turmës për të përshëndetur princin e Arabisë Saudite Muhamed bin Selman Al Saud. Me naivitetin e një fëmijë, vogëlushi i tha: "Dua një Mercedez". Princi iu kthye" Ok". Nuk u tall. E kishte seriozisht. Iu drejtua truprojave të tij për t`i marrë adresën.


Të nesërmen në derën e shtëpisë së djalit të vogël arriti Mercedezi dhuratë, që sigurisht do të ngitet nga babai i tij.

Siç mund ta merrni me mend videoja ka bërë xhiron e rrjetit.