Lajme nga Bota

Video/ Një qytet po lundron nën ujë në Itali, alarm për Ciklon

Video/ Një qytet po lundron nën ujë në Itali, alarm për

Komuna e Krotonës në Itali ka dhënë alarmin për përkeqësimin e motit në orët në vazhdim. Paralajmërohet madje një Ciklon. Gati 200 milimetra rreshje kanë rënë brenda një ore nga 7-8 të mëngjesit. Rrugët kryesore në Tufolo, Farina, Trafinello dhe Margherita janë të përmbytura.

Disa njerëz kanë mbetur brenda makinave të zhytyra nën ujë. Forcat e shpëtimit po evakuojnë banorët dhe pasagjerët nga zonat e rrezikshme.

Gjysma e qytetit është futur një metër nën ujë dhe situata mund të rëndohet në orët në vazhdim.