Video/ Pamje nga tornadoja në Holandë që lëndoi disa njerëz dhe shkaktoi një viktimë

E Martë 28 Qershor 2022, 13:21
TiranaPost
Të paktën një person ka humbur jetën dhe dhjetë të tjerë janë plagosur pasi një tornado e rrallë goditi qytetin Zierikzee në Holandë. Situata e rëndë ndodhi pasditen e së hënës.
Rajoni i Sigurisë së Zeeland-it, i cili koordinoi përpjekjet e shpëtimit, tha se u shkaktua një kaos total.
Njerëzit i merrte era në rrugët. Pemët tundeshin dhe një anije pati telashe në breg nga erërat e forta. Disa shtëpi u shkatërruar. Tornadot janë të rralla në këtë vend.
E fundit ka ndodhur në 1992-shin.
Situata u qetësua më vonë.