Lajme nga Bota

Video/ Parlamenti Europian 1 minutë heshtje për 46 viktimat në Bullgari

Video/ Parlamenti Europian 1 minutë heshtje për 46 viktimat në

Parlamenti Europian ka mbajtur një minutë heshtje për 46 viktimat që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari.

Deputetët e PE-së u ngritën të gjithë në këmbë për të nderuar viktimat, ku më të shumtët ishin shqiptarë nga Maqedonia.

Kërkesa u bë nga Presidenti David Sassoli.

“Me keqardhje të thellë morëm vesh aksidentin e tmerrshëm me autobusin që ndodhej në afërsi të Sofje, Bullgarisë, që shkaktoi humbjen e jetëve të 46 personave, përfshirë shumë fëmijë. Ne emër të Parlamentit Europian dhe timen personale, dêshiroj të dërgoj të gjithë solidaritetin tonë familjeve dhe miqve të qytetarëve tê Maqedonisë së Veriut. Ju bëj thirrje për një minutë heshtje“, tha ai.

Tiranapost.al