Lajme nga Bota

Video/ Pasi ofendoi kolegët, Vittorio Sgarbi kapet nga këmbët e duart dhe nxirret me forcë nga Parlamenti

Video/ Pasi ofendoi kolegët, Vittorio Sgarbi kapet nga këmbët e

Deputeti, njëherësh kritiku i artit, Vittorio Sgarbi, u nxor me forcë nga Parlamenti italian nga forcat e sigurisë. Situata e pazakontë u krijua pas fjalimit ofendues që mbajti.

"Ai nuk mund të ofendojë kolegët e tij, nuk mund të thotë fjalë të pista",  tha zv/Presidentja Mara Carfagna mes duartrokitjeve.

Sgarbi nuk donte të largohej nga salla, ndaj u desh ndërhyrja e forcave të sigurisë të cilët e kapën nga krahët dhe këmbët për ta tërhequr zvarrë jashtë.

"Turp, turp!", thanë disa deputetë, ndërsa disa e cilësuan si ‘kloun’, pasi e ka kthyer Parlamentin në shfaqje.

Kujtojmë se pak ditë më parë ai tërhoqi vëmendjen e mediave shqiptare pasi deklaroi live se Shqipëria nuk ishte aspak promovuese. Sgarbi vizitoi Bylisin për të cilin tha se është ajo çfarë ka mbetur nga qytetërimi grek.