Video/ Për herë të parë në Antarktidë ulet një avion

E Martë 21 Nëntor 2023, 08:53
TiranaPost
Një Boeing 787, me kërkues dhe pajisje për Institutin Polar Norvegjez, ka zbritur në një zonë të largët të Antarktidës.
Ky është avioni më i madh që ka zbritur ndonjëherë në këtë kontinent dhe Norse Atlantic Airways, linja ajrore që kreu fluturimin, e përcaktoi momentin si 'historik'.
Avioni u nis nga Oslo më 13 nëntor dhe u ndal në Afrikën e Jugut për 48 orë përpara se të ulej në Antarktidë.
Këto pamje të publikuara në rrjet, njerëzve po u duken ende të pabesueshme dhe shumë pyesin: A është e vërtetë?