Lajme nga Bota

Video/ Po raportonte live, gazetarja e CNN kërcënohet me thikë dhe vidhet

Video/ Po raportonte live, gazetarja e CNN kërcënohet me thikë

Bruna Macedo po raportonte live në një nga rrugët e San Paulos kur një burrë me kapuç iu afrua dhe nën kërcënimin e thikës kërkoi ta vidhte. Gazetarja i dorëzoi dy telefonat e saj.

Fatmirësisht Macedo nuk u lëndua fizikisht nga kjo ngjarje dhe u rikthye në zyrë.

Paralelisht në lidhje direkte ishin edhe gazetarë të tjerë që raportonin rritjen e nivelit të lumit nga rreshjet e ditëve të fundit, por vëmendja kaloi shpejt tek incidenti.

Sipas autoriteteve agresori ishte një i pastrehë që qëndronte zakonisht rreth asaj zone.