Video/ Po regjistronte live natyrën, një burrë në Brazil goditet nga rrufeja

E Premte 15 Janar 2021, 09:56
TiranaPost
“Thashë të bëja një video të tregoja sa hyjnor është Zoti dhe për të treguar forcën e natyrës”, kështu dëgjohet të thotë Jose Omar, një burrë teksa regjistron me telefon bukurikë e natyrës në Minduri. Pas pak sekondash, ende duke regjistruar, goditet nga rrufeja.
Për fatin e tij të mirë, goditja nuk rezultoi fatale, por ngjarja ishte tronditëse gjithsesi.
Pasi videoja e tij u bë virale, Jose dha disa intervista për mediat lokale ku u shpreh i bindur se kishte qenë telefoni ai që e kishte tërhequr rrufenë drejt tij.
Një arsye më shumë për të mos e mbajtur telefonin në dorë kur moti egërsohet.
*Artikulli i Daily Mail u përshtat në shqip nga Tiranapost.al