Lajme nga Bota

VIDEO/ Policia e Londrës ndërpret meshën e Pashkës, sepse ishte në shkelje të rregullave anti-COVID

VIDEO/ Policia e Londrës ndërpret meshën e Pashkës, sepse

Një video po bën xhiron e rrjeteve sociale këtë vigjilje të Pashkëve Katolike. Policia e Londrës ka ndërprerë Meshën që po mbahej në një Kishë Katolike Polake dhe ka lajmëruar të gjithë pjesëmarrësit të largohen, duke i kërcënuar se në të kundërt do të gjobiteshin.

Kisha Katolike polake e cila gjendet në lagjen Balham të Wandsworth-it, po kryente normalisht shërbesat e festës së Pashkës, celebrimit më të rëndësishëm të fesë së Krishterë, kur disa oficerë të Policisë Metropolitane që kanë lajmëruar se Mesha duhet të ndërpritet.

“Duhet që të gjithë të ktheheni në shtëpitë tuaja, që në këtë moment. Në rast se nuk e zbatoni këtë urdhër mund të gjobiteni me 200 paund dhe në rast se vazhdoni të rezistoni mund të arrestoheni”- ka thënë oficeri i policisë nga podiumi ku zakonisht flet prifti.

Sipas njoftimit të mëpasshëm të Policisë Metropolitane shkaku i ndërprerjes së meshës ka qenë fakti që nuk ishin ruajtur distancat e detyrueshme dhe shumë prej besimtarëve nuk po mbanin maskat.

Tiranapost.al