Video prekëse/ Pas vrasjeve masive në Teksas, prindërit takojnë fëmijët e mbijetuar

Një 18-vjeçar i armatosur hyri në një shkollë fillore në Teksas dhe vrau 19 fëmijë, një mësuese dhe rojen e shkollës. Pas ngjarjes së rëndë, fëmijët e mbijetuar u evakuuan në zona të sigurta. Prindërit pritën për orë të tëra pas dyerve. Disa iu nënshtruan testeve të ADN-së për të verifikuar nëse fëmija i tyre ishte në listën e viktimave apo të mbijetuarve. Të tjerët pritën deri pak minuta më parë për të takuar fëmijët.
Këto momente prekëse jane postuar nga mediat e huaja. “E pashë, është mirë”, dëgjohet të thotë zëri i një babai që filmon teksa pret fëmijën e tij dhe bërtet “Jam këtu. Mos u mërzit, çdo gjë është në rregull”, teksa fëmija dëgjohet që ngashërehet në lot.
Kjo ngjarje ka rikthyer në Amerikë debatin nëse duhet miratuar projekt-ligji HR-8, që do të thotë rishikimi i historikut të kujtdo që dëshiron të blejë një armë.