Lajme nga Bota

Video/ Presidenti i ri i Brazilit përlotet teksa flet për urinë në vend

Video/ Presidenti i ri i Brazilit përlotet teksa flet për urinë

Presidenti i sapozgjedhur i Brazilit, Luiz Inacio Lula, është përlotur gjatë një fjalimi teksa fliste për varfërinë në Brazil.

“Ju premtoj që në përfundim të këtij mandati çdo brazilian do të ketë kafe, drekë dhe darkë përsëri dhe unë do të përmbush misionin jetës time’, tha Lula teksa përlotet.

Inflacioni dhe pandemia kanë shtyrë milionë brazilianë drejt varfërisë absolute, me një në tre qytetarë që thonë se e kanë të vështirë të ushqejnë familjen e tyre.