Lajme nga Bota

Video/ Protesta kundër masave anti-Covid në Holandë, qytetarët ushtrojnë dhunë ndaj policisë

Video/ Protesta kundër masave anti-Covid në Holandë,
Kanë shpërthyer protesta masive në Holandë kundër masave anti-Covid. Nga pamjet e publikuara në rrjete sociale shihen qytetarë që ushtrojnë dhunë ndaj policisë.

Policët janë kundërpërgjigjur duke lëshuar plumba gome dhe ujë drejt protestuesve. Kujtojmë se Holanda ka aplikuar izolimin e pjesshëm përshkak të shtimit të rasteve me Covid.

Këto masa do të jenë në fuqi për të paktën 3 javë dhe ndërkohë qeveria holandeze po planifikon masa të reja.

Tiranapost.al