Lajme nga Bota

Video/ Pse po e bëjnë të gjithë kandidatët në SHBA kërcimin në skenë

Video/ Pse po e bëjnë të gjithë kandidatët në SHBA

Fushata me premtime e kërcim i kandidatëve për presidentë apo kryebashkiakë nuk është një trend i ri, por kjo fushatë zgjedhore presidenciale në SHBA duket më e fortë dhe i ka parë kandidatët më të angazhuar.

Donald Trump që kërkon një mandat të dytë, u shfaq duke kërcyer para mbështetësve në Pensilvani para disa ditësh. Videoja e tij e shkarkuar në Youtube u klikua nga 2,194,266 persona. Lëvizjet e tij po frymëzojnë video në TikTok.

Tani edhe Kamala Harris, e cila kandidon për zv/presidente me Joe Biden. U shfaq duke kënduar në tubimin në Florida dhe duke kërcyer në shi, por e frymëzuar edhe me rastin e ditëlindjes së 56-të. Videoja e postuar në faqen e hapur për të mbështetur kandidatin për president Joe Biden, u klikua nga 3 milionë persona.

Kjo tregon dukshëm se videoja e Harris klikohet më shumë se ajo e Trump, por edhe e vetë Biden.

View this post on Instagram

Just singing in the rain. What a glorious feeling. ✨☔️ Happy Birthday, @kamalaharris! ?

A post shared by Vote Joe (@votejoe) on

Joe Biden zgjodhi Despasiton si këngën për të bërë dhe ai disa lëvizje. Videoja në Youtube i 16 shtatorit u klikua 1,469,654 herë.

Ndoshta sondazhet iu thonë kandidatëve se të qënit spontan dhe të gëzuar i bën më të prekshëm.

Kë mendoni se duket më spontan?

Në videon e Kamala Harris, komentuesit shkruajnë:

-Ajo është gjithmonë kaq e lumtur!

-Tregojua mbështetësve të Trump se si kërcehet.

Në videon e Trump shkruajnë:

Ai është si Presidenti Reagan Trump. Gjithmonë për Qytetarët e Vërtetë Amerikanë. Dashuri për atë Vallëzim të lezetshëm që ai bën ...

Në videon e Biden, komentuesit shkruajnë:

Nëse nuk dëgjon Despasito, nuk je latin. Të duam Joe!

*Zgjedhjet në Amerikë janë me datë 3 nëntor, ku zgjidhet presidenti i ardhshëm, Trump ose Joe Biden. Ndërkaq, votimet kanë nisur në disa shtete.