Lajme nga Bota

VIDEO/ Putin bullizon gazetaren amerikane: Jeni "shumë e bukur" për të kuptuar ato që unë them

VIDEO/ Putin bullizon gazetaren amerikane: Jeni "shumë e bukur"

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka bullizuar gazetaren amerikane Hadley Gamble në forumin “Russian Energy Week”.

Në studio gjatë një bashkëbisedimi ai i tha Hadley Gamble, e cila është e cila mbulon fushën e biznesit se është shumë e bukur për të kuptuar argumentin e tij kompleks.

“Një grua e bukur, e bukur. Unë i them asaj një gjë, dhe ajo thotë diçka krejtësisht tjetër. Sikur ajo të mos dëgjonte atë që thashë, "tha Putin, duke iu drejtuar anëtarëve meshkuj të auditorit.

Gazetarja po e pyeste vazhdimisht Putinin mbi raportet që tregonin se ai ka ndaluar furnizimin e Europës me gaz në mënyrë që Rusia të rriste çmimet.

Por, Putin hodhi poshtë akuzat duke thënë:"Unë do ta përsëris edhe një herë për ju," tha ai, duke këmbëngulur se Moska në fakt ka rritur furnizimet e saj me gaz në Evropë dhe se nuk ka asnjë provë e Rusia e përdor energjinë si një formë arme.

"A thashë vërtet diçka kaq të vështirë për t'u kuptuar?" vazhdoi ai.

Putin si gjithmonë sulmoi dhe udhëheqësit evropianë duke i quajtur ata "jashtë mendjes" për të shprehur "absurditete të tilla".

Tiranapost.al