Lajme nga Bota

Video që bëri xhiron e rrjetit. Protestuesit u hyjnë në shtëpi, çifti nxjerr armët si Mr.& Mrs. Smith

Video që bëri xhiron e rrjetit. Protestuesit u hyjnë në

Protestat në Amerikë për vrasjen e afro-amerikanit Floyd vazhdojnë. Një grup ka mbërritur dhe hyrë në oborrin e një familjeje. Nuk e prisnin atë që ndodhi. Çifti Mark dhe Patricia McCloskey nuk lajmëruan policinë, por e morën vetë situatën në dorë. Dolën në oborr me armë në duar duke kërcënuar protestuesit të largoheshin nga prona private.

Video po bën xhiron e rrjetit, është shpërndarë me qindra herë, madje edhe nga Presidenti Trump. Memet kanë shpërthyer dhe disa i cilësojnë si Mr.& Mrs.Smith, film i luajtur nga Angelina Jolie dhe Brad Pitt.

Pas ngjarjes çifti ka dhënë disa intervista ku kanë sqaruar se reaguan në atë formë jo vetëm për të mbrojtur veten, por edhe lagjen.

Në minutat e para pati një ngatërrim dhe u tha se bëhej fjalë për kryebashkiaken e qytetit ku ndodhi kjo situatë, por më pas u sqarua për kë bëhej fjalë.

*Burimi ABC.Net