Lajme nga Bota

Video/ Shembet mbikalimi i Metrosë në Meksikë, 13 të vdekur dhe 70 të lënduar

Video/ Shembet mbikalimi i Metrosë në Meksikë, 13 të vdekur

13 të vdekur dhe 70 të tjerë të lënduar. Ky është bilanci i rrëzimit në një mbikalimi metroje në Meksikë. 34 prej të lënduarve kanë marrë plagë të rënda dhe janë dërguar drejt spitalit.


Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së të hënës.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit që kanë bërë të mundur evakuimin e pasagjerëve. Një makinë ka mbetur nën rrënojat e mbikalimit dhe po kërkohen ende për trupat e pajetë që mund të jenë nën metronë e Linjës 12. Kjo linjë ishte hapur që prej 2012-ës dhe quhej ndryshe “Gold Line”.

Në historinë gjysmëshekullore të Metrove ky është aksidenti i parë me më shumë viktima.

*Artikulli i The Guardian u përshtat në shqip nga Tiranapost.al