Lajme nga Bota

Video/ Sherr mes panelistëve në emisionin turk. Deputeti rreh gazetarin

Video/ Sherr mes panelistëve në emisionin turk. Deputeti rreh

Debati mbi gjyqësorin në Turqi ka përfunduar në dhunë. Teksa diskutohej mbi liderin kurd të arrestuar Selahettin Demirtas, si dhe Osman Kavalan që po mbahet në burg pa asnjë akuzë konkrete, deputeti Kemal Enginhurt tha: “Policia dhe shteti na përkasin neve”.


Kjo deklaratë nuk u prit mirë nga gazetari Latif Simsek pjesë e panelit. Ky i fundit i tha të ndalonte së foluri dhe nga ky moment deputeti u ngrit drejt tij. U konfrontuan fizikisht, derisa në studio u shfaq truproja i deputetit që ushtroi dhunë në vazhdim ndaj gazetarit, i cili humbi edhe ndjenjat.

Program u ndërpre për të rinisur 20 minuta më vonë.