Lajme nga Bota

Video/ Shpërthen fabrika e fishekzjarreve në Turqi: 41 të plagosur

Video/ Shpërthen fabrika e fishekzjarreve në Turqi: 41 të

41 persona janë plagosur nga një shpërthim i fuqishëm i një fabrike fishekzjarresh në Turqi. Mediat turke shkruajnë se prej më shumë se një ore vijon shpërthimi për shkak të sasisë së madhe të fishekzjarreve.  Fotot e publikuara tregojnë tymin që del nga fabrika.

Mësohet se rreth 150 punonjës ndodheshin brenda fabrikës në Hendek të provincës Sakarya në momentin e shpërthimit.

Nga të plagosurit, 10 prej tyre janë në gjendje më të rëndë.  Familjarë të punonjësve nuk janë lejuar të afrohen për shkak të rrezikut të madh nga shpërthimi.

Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes për të shpëtuar persona të tjerë, por aktualisht është e pamundur të ndërhyhet.

Nuk dihen shkaqet e shpërthimit.