Lajme nga Bota

Video/ Shtëpia e Bardhë ‘ulet në gjunjë’ nga revolta e popullit amerikan dhe detyron Trump të bëjë këtë fjalim

Video/ Shtëpia e Bardhë ‘ulet në gjunjë’ nga

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar për ngjarjen tronditëse, ku një 49 vjeçar me ngjyrë u vra në mënyrë makabre nga një polic në Minneapolis, duke i vendosur gjurin në qafë, deri në momentin kur dha frymën e fundit.

Video/ Shtëpia e Bardhë ‘ulet në gjunjë’ nga

Trump tha se kjo ngjarje nuk duhej të ndodhte kurrë, por ndërkohë kërkoi që ti jepej fund dhunës nga protestuesit të cilët prej ditësh kanë dalë në sheshe duke u përplasur me policinë e duke i vënë flakën godinave.

Nga Florida ku pa nga afër nisjen e rrugëtimit të dy astronautëve të NASA-s përmes SPACE X ai tha: Vdekja e Geoge Floyd në rrugët e Minneapolis ishte një tragjedi e rëndë. Nuk duhej të ndodhte kurrë. Ai i ka mbushur amerikanët me zemërim, me pikëllim.

Trump tha se ai kishte folur me familjen e Floyd dhe i shprehu dhimbjen e tërë kombit për humbjen e George.  Por vëllai i George Floyd, Philonise Floyd më vonë ka treguar për mediat se biseda ishte shumë e shkurtër dhe se Trump nuk i dha atij mundësi për të folur.

Trump tha gjithashtu se administrata e tij kishte nisur një hetim për të drejtat civile për vdekjen e Floyd, dhe shtoi se ai kishte kërkuar që Departamenti i Drejtësisë ta përshpejtonte hetimin. 

"Ajo që ne po shohim tani në rrugët e qyteteve tona nuk ka asnjë lidhje me drejtësinë ose me paqen. Ata që bëjnë justifikime ose justifikojnë dhunën nuk po ndihmojnë të rënët, por shkaktojnë dhimbje të reja", tha Trump duke shtuar: "Administrata ime do të ndalojë dhunën e turmave. Nuk shërben për interesat e drejtësisë ose të ndonjë qytetari të çfarëdo race, ngjyre, apo besimi që qeveria t'i nënshtrohet anarkisë, të braktisë zonat e policisë , ose lejimi që komunitetet të digjen. Nuk do të ndodhë. "

Trezirat dhe përplasjet me policinë kanë aktivizuar gardën Kombëtare, për herë të parë që pas luftës së dytë Botërore.

Video/ Shtëpia e Bardhë ‘ulet në gjunjë’ nga

Video/ Shtëpia e Bardhë ‘ulet në gjunjë’ nga

Video/ Shtëpia e Bardhë ‘ulet në gjunjë’ nga

Polici që vrau 49 vjeçarin, Derek Chauvin u arrestua të premten. Ai tashmë akuzohet për vrasje të shkallës së tretë. Por familjarët e George Floyd thonë se akuza nuk është aq e rëndë dhe se duhet të dënohen edhe tre oficerët e tjerë të përfshirë. Protestuesit kërkojnë që ti jepet fund njëherë e mirë krimit për racizëm.

Fjala e plotë e Trump në videon si më poshtë: