Lajme nga Bota

Video/ Si e mori vesh lajmin në mes të gjumit fituesi i Nobelit në Ekonomi

Video/ Si e mori vesh lajmin në mes të gjumit fituesi i Nobelit

Dje u publikuan emrat e dy fituesve të Nobelit në Ekonomi. Po në Florida, ku ata jetojnë ishte natë dhe ata ishin në gjumë.

Akademia suedeze e ndarjes së çmimeve kishte arritur të lokalizonte Paul Milgrom. Ky i fundit pastaj, me bashkëshorten e tij e me pizhame, trokiti në derën e bashkëpunëtorit të tij, njëherësh komshi, i cili gjithashtu kishte fituar.

Kamerat e shtëpisë kanë regjistruar bisedën mes tyre në mes të natës dhe video është bërë virale.

Dy akademikët punojnë bashkë që prej 1970-ës, Paul ka qenë student i Bob Ëilson dhe puna e tyre që u kurorëzua me fitore lidhet me përmirësimin e teorisë së ankandit.

*Burimi The Guardian