Lajme nga Bota

Video/ Si reagoi kryeministrja e Zelandës së Re kur ra tërmet gjatë intervistës?

Video/ Si reagoi kryeministrja e Zelandës së Re kur ra tërmet

Me qetësi, buzëqeshje dhe sportivitet. Jacinda Ardern po jepte një intervistë online dhe tërmeti 5.9 i shkallës Rihter nuk ia prishi gjakun, ose të paktën s`e dha veten.


“Po bie tërmet këtu… goxha lëkundje. I shihni besoj gjërat që po lëvizin pas meje. Ndaloi. Nuk jam poshtë ndonjë gjëje që mund të bjerë, kështu që besoj se jam e sigurt”, tha Ardern dhe vazhdoi e qetë të përgjigjej.

Tërmete gjatë intervistave live provoi edhe Shqipëria nëntor-dhjetorin e kaluar, situata që nuk kaluan pa panik.