Lajme nga Bota

Video/ Skandal seksual në makinën me logon e OKB, reagon kreu: Jam i shokuar

Video/ Skandal seksual në makinën me logon e OKB, reagon kreu: Jam i

Shefi i OKB-së thotë se është shokuar dhe shqetësuar thellësisht nga pamjet e një akti skesual në një makinat zyrtare të OKB-së në Izrael.

Videoja që është filmuar nga një person tregon një grua me një fustan të kuq duke kryer veprime seksuale me një burrë brenda makinës me target e OKB-së parkuar në një nga rrugët kryesore në Tel Aviv.

OKB thotë se po heton incidentin dhe po identifikon personat në video, që dyshohet të jenë zyrtarë të OKB, që kanë paguar gruan për marrëdhënie seksuale.

Stephane Dujarric, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres, e përshkroi aktin në videon prej 18 sekondash si "të neveritshme".

‘Kjo lloj sjellje shkon kundër gjithçkaje për të cilën ne jemi duke punuar për të arritur në drejtim të luftimit të sjelljeve të gabuara nga stafi i OKB", tha Dujarric.

OKB ka politika të rrepta kundër sjelljes seksuale nga anëtarët e stafit të saj.

Videoja po hetohet.