Lajme nga Bota

Video/ Të ngecur në ajër dhe me kokën poshtë për 30 minuta. Tmerri që përjetuan këta njerëz në parkun e lojërave në Kanada

Video/ Të ngecur në ajër dhe me kokën poshtë për

Dhjetëra njerëz mbetën me kokën poshtë, në ajër, për gati 30 minuta.

Momentet e tmerrit janë regjistruar me video nga të tjerë njerëz që gjendeshin në atë park lojërash në Kanada.

Të mbeturit lart bërtisnin, kurse ata poshtë i ngushëllonin që do të zbrisnin shpejt që aty.


Disa persona patën dhimbje në kraharor, dy të tjerë humbën ndjeshmërinë në këmbë.

Sipas përgjegjësve në këtë park, pajisja që pësoi defekt të nesërmen do të kishte kontrollin rutinor.