Lajme nga Bota

Video tragjike/ Po raportonte live një aksident, kur afrohet gazetari zbulon që viktima është djali i tij

Video tragjike/ Po raportonte live një aksident, kur afrohet gazetari

Një gazetar brazilian, Carlos Alberto Baldassari, ishte duke raportuar live në Facebook një aksident të ndodhur në autostradë. Teksa tregonte për ngjarjen dhe afrohen në vendngjarje, zbulon se makina e shkatërruar totalisht, është e djalit të tij 28 vjeç. E humbet toruan në momentin që kupton se makina është e të birit. Nga zëri duket që me ngashërim pyet dikë aty se kush ndodhej në atë makinë. I tregon se gruaja e djalit të tij është shtatzënë dhe a i ka ndodhur gjë asaj.

Pak minuta më vonë rihyn në video live dhe bën punën deri në fund.

“Viktima është djali im Thiago, 28 vjeç. Ai ka lënë pas gruan shtatzënë dhe një vajzë 8 vjeçe”, thotë gazetari.