Lajme nga Bota

Video/ Trump përplaset me gazetaren që i bën pyetje!

Video/ Trump përplaset me gazetaren që i bën pyetje!

Presidenti amerikan Donald Trump u ‘përplas’ në një konferencë për mediat me gazetaren e “CBS News”, e cila e pyeti lidhur me statusin e tij në Tëitter.

Trump kishte shkruar më herët se media po përpiqej që ta bënte ta mbante vendin në izolim sa më gjatë të ishte e mundur, me shpresën që të dëmtonte suksesin e tij në zgjedhje.

Referuar presionit të Trump për t’iu rikthyer normalitetit deri në festën e Pashkëve, një afat kohor që bie në kundërshtim me këshillat e ekspertëve, gazetarja Paula Reid e pyeti nëse ky qëllim ishte rrënjosur në interesat politike të Trump.

"Që ta kuptoni, a jeni gati? Mendoj se ka njerëz të caktuar që dëshirojnë të mos hapen gjërat kaq shpejt. Mendoj se ka njerëz të caktuar që do të donin t të dobësoheshim financiarisht, sepse mendojnë se do të më mposhtnin mua në votime. Dhe unë nuk e di nëse është kështu, por mendoj se ka njerëz në profesionin tuaj që dëshirojnë të ndodhë, mendoj se është shumë e qartë”, tha Presidenti.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

@realdonaldtrump #trump #usa

A post shared by Breitbart (@wearebreitbart) on

Ai më pas e akuzoi gazetaren se raporton ‘lajme të rreme’, por nuk dha asnjë shembull për të mbështetur pretendimet e tij.

"Ata duan të më shohin mua në këtë gjendje, për çfarëdo arsye, sepse askush nuk ka bërë punën që ne kemi bërë. Dhe jeni me fat që keni këtë grup tani për këtë problem, se ndryshe do të kishit mbetur pa një vend”, përfundoi Trump.

Një ditë më parë Amerika publikoi planin prej 2 trilionë dollarësh për të luftuar efektet ekonomike të koronavirusit.