Lajme nga Bota

Videoja prekëse e të moshuarit që i bën serenatë gruas italiane jashtë spitalit

Videoja prekëse e të moshuarit që i bën serenatë gruas

Fotoja dhe videoja e 81 vjeçarit italian duke bërë serenatë me firzamonikë poshtë dritares së spitalit të gruas së tij, ka prekur zemrat e të gjithëve. Stefano Bozzini nuk mundej të futej brenda në spital për të qëndruar pranë bashkëshortes, e cila ishte shtruar disa ditë më parë, por jo nga koronavirusi. Por pak ditë pasi u kthye në shtëpi, Carla Sacchi ndërroi jetë.

Çifti u martua 47 vjet më parë, dhe gruaja e tij e shikonte me dashuri nga dritarja e dhomës së spitalit teksa dëgjonte tingujt e muzikës dhe duke pritur ribashkimin, edhe pse fatkeqësisht zgjati shumë pak. 

Edhe kryebashkiakia e Piacenzas, Patrizia Barbieri u prek nga gjesti i të moshuarit për gruan e tij duke thënë se nën ato tinguj, 'të gjithë e njohëm dashurinë me thjeshtësinë dhe gjuhën universale'.

*BBC/ Tiranapost.al