Lajme nga Bota

Videoja virale e sherrit mes Conor McGregor dhe partnerit të Megan Fox në MTV

Videoja virale e sherrit mes Conor McGregor dhe partnerit të Megan Fox

Ku ndodhet Conor McGregor është gati e pamundur të mos lihen skena. Bokseri kampion dhe muzikanti Machine Gun Kelly duhet të qëndronin larg njëri tjetrit në tapetin e kuq pasi u përfshinë në një grindje. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme teksa po kalonin tapetin e kuq në MTV Video Music Awards në New York.

Videoja virale e sherrit mes Conor McGregor dhe partnerit të Megan Fox

Mediat kanë publikuar pamje nga incidenti që tregojnë ish-kampionin e UFC-së teksa ky i fundit i lëshon gotën me pije dhe bëhet gati për ta goditur. Muzikanti Kelly i cili është partneri i aktores Megan Fox, largohet duke qëndruar pas truprojës. Ndërsa zyrtarët e eventit u munduan të qetësonin situatën.

Videoja virale e sherrit mes Conor McGregor dhe partnerit të Megan Fox

Sipas TMZ, sherri nisi pasi MCGregor thuhet t’i këtë kërkuar një foto Kelly-t por ky i fundit ka refuzuar. Situata është tensionuar pasi Kelly e ka shtyrë McGregor për të ecur para tij. Kjo situatë e nervozoi tej mase boksierin duke e nxjerrë jashtë natyrës.

Por zëdhënësi i McGregor ka hedhur poshtë lajmet, duke thënë se boksieri nuk i kërkoi askujt foto, as nuk e nxiti incidentin i pari: Ai as nuk e njeh Gun Kelly, e për më tepër ai ndoqi nga afër ndeshjen e Conor korrikun e kaluar.

Vetë boksieri pasi u qëtësua tha:

"Asgjë nuk ndodhi me mua, unë luftoj vetëm me luftëtarë të vërtetë. Njerëz që vërtetë luftojnë. Unë sigurisht nuk luftoj me reperët e vegjël. Unë as nuk e njoh atë djalë. Unë nuk di asgjë për të, përveçse është me Megan Fox."

*Artikulli i TMZ, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.