Lajme nga Bota

Vikingët, të parët europianë që kaluan Atlantikun dhe u vendosën në Amerikë

Vikingët, të parët europianë që kaluan Atlantikun dhe u

Vikingët përdorën anijet e tyre të gjata për të kaluar Oqeanin Atlantik dhe u vendosën në Kanada që në vitin 1021, sipas një studimi të ri.

Studimi shqyrtoi disa objekte prej druri nga një vendbanim Viking pa datë në Newfoundland, të cilat japin të dhënat të hershme për njerëzit që kaluan Atlantikun dhe shkelën në Amerikë për herë të parë.

Vendi, i njohur si L'Anse aux Meadows, ndodhet në gadishullin verior të Newfoundland (Kanada).

Studiuesit arritën në një datë përfundimtare falë dy burimeve: druri i copëtuar dhe një stuhi diellore që ndodhi më shumë se një mijë vjet më parë.

Kur vikingët arritën në L'Anse aux Meadows, ata prenë pemë duke përdorur tehe metalike, të cilat nuk ishin prodhuar nga popullsia autoktone që jetonte në atë zonë në atë kohë. Pjesët prej druri, të lëna pas në vendbanim, vinin nga tre pemë të ndryshme.

Vikingët, të parët europianë që kaluan Atlantikun dhe u

Brenda atyre pjesëve kishte unaza dhe një shënues të qartë për vitin 993. Shkencëtarët e dinë se një vit më parë para 993 ndodhi një stuhi masive diellore, duke lëshuar rreze kozmike, ose grimca energjike nga dielli me shpejtësinë e dritës.

Kjo la pas një nënshkrim të dukshëm dhe të dallueshëm në unazat e pemës për vitin 993.

"Ngritja e dallueshme në prodhimin e radiokarbonit që ndodhi midis 992 dhe 993 pas Krishtit është zbuluar në arkivat e unazave të pemëve nga e gjithë bota," tha Michael Dee, autori kryesor i studimit dhe profesor i asociuar i kronologjisë izotopike në Universitetin e Groningen në Holandë .

Të tre objektet prej druri tregojnë të njëjtën shenjë nga stuhia diellore.

Eksplorimi global

Sigurimi i kësaj date sugjeron që kjo është prania më e hershme e evropianëve në Amerikë përpara Kristofor Kolombit.

Vikingët u vendosën në Islandë dhe Groennlandë para se të mbërrinin në sitin L'Anse aux Meadows.

"Mendohet se vikingët u nisën drejt perëndimit për të gjetur lëndë të para të reja, më së shumti dru. Duke udhëtuar midis kontinenteve për materiale të tilla, është përshkruar dhe si hapi i parë në globalizim, tha Dee. "

Ndërsa numri i saktë i udhëtimeve në Amerikë, ose sa kohë qëndruan atje, është ende i paqartë, provat aktuale tregojnë se ka të ngjarë të ishte një qëndrim i shkurtër për ta.

*Artikull i CNN, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga tiranapost.al.Z.B