Lajme nga Bota

Virologu gjerman Drosten zbulon strategjinë si të kursehen testet e Covid-19: Po e bën Holanda. Ja pse po shpërdorohen

Virologu gjerman Drosten zbulon strategjinë si të kursehen testet e

Ajo që dukej e pamundur vetëm një javë më parë, tani është realitet! Pandemia e koronavirusit po ndryshon rrënjësisht jetën në Gjermani por jo vetëm. Për herë të parë në historinë e pasluftës, është prekur udhëtimi, lëvizja, bizneset. Qeveria u kërkon njerëzve të rrinë në shtëpi, ndërsa kinematë, lokalet restorantet janë mbyllur. Qendrat e kujdesit dhe shkollat janë mbyllur gjithashtu. Askush nuk e di saktësisht se sa do zgjasë. Virologu gjerman Christian Drosten është njeriu që po dëgjojnë aktualisht gjithë gjermanët.

Nga zyra e tij në Institutin e Virologjisë në spitalin universitar Charite të Berlinit ka dhënë një intervistë për Zeit Online, i cili ndan shqetësimet e tij për situatën, flet për një stategji që po e ndjek Holanda dhe atë të pashmangshmen, që si në vende të tjera, edhe në Gjermani virusi nuk do kursejë jetë.

Jeta jonë po ndryshon, a jeni ju i shqetësuar?

Si shumë njerëz të tjerë, edhe unë po përballem me situatën aktuale. Shpresoj që mos të ndikojë tek unë dhe familja ime. Ka njerëz të tjerë të cilët po injorojnë totalisht realitetin tonë të ri.

Megjithatë njerëzit po ju dëgjojnë dhe ato që thoni ju kanë peshë. Çfarë do të thotë kjo për ju?

Unë thjesht informoj për ato që di dhe sugjeron politikanët se çfarë të bëjnë. Unë vetë nuk jam politikan, unë jam shkencëtar. Me vjen mirë që të paktën ato që di i ndaj me të tjerët. Gjetjet shkencore do tu komunikohen të gjithëve në mënyrë transparente, që të gjithë të dimë se ku jemi me situatën. Ndoshta dikujt nuk i pëlqen ajo që unë them, por me duhet të jem i sinqertë. Sidomos kur nuk jap përgjigje për ato gjëra që nuk i di!

Jeta në vend duket sikur ka ngrirë, çdo gjë është mbyllur. A po reagon qeveria siç duhet?

Disa nga vendimet e marra ditët e fundit janë të bazuara në prova. Shumë prej tyre ishin vendime politike dhe sigurisht vendime të duhura. Disa prej masave u vendosën duke ndjekur vende tëtjera fqinje, sidomos masat më të rrepta.

Thuhet se keni luajtur një rol këshillues në vendimin për mbylljen e shkollave. A ishte vendimi i duhur për ta bërë këtë tani?

Nuk e di, nuk do jetë e qartë nëse ishte koha e duhur për ta bërë këtë. Unë thjesht këshiloj bazuar në fakte. Është jashtë jashtë kompetencave të mia si virolog të them që ishte momenti i duhur, vonë apo herët.

A do kenë efekt masat?

Një gjë është e sigurt, do ndryshojë dinamikën e transmetimit të sëmundjes. Kurba ka pësuar rritje graduale, shpresojmë të kemi shkallë të ulët të vdekjeve. Që masat të kenë efekt të plotë duhet të kalojnë disa ditë. Njerëzit tani kanë filluar të kuptojnë rrezikun që u kanoset nëse mblidhen në grupe dhe nuk respektojnë masat.

Gjithmonë do ketë njerëz që nuk do i respektojnë, se sigurisht ne nuk jemi si Kina.  Atje është kultura e censurës dhe pushtetit në një dorë.  Nga një anë më vjen mirë që nuk jetojmë në atë lloj shoqërie.

Si e shihni situatën në Itali?

Mesa duket, në Itali testet janë kryer vetëm tek personat që u bënë për spital, edhe tek ata pa virus.  Njerëzit e dinë që nuk ka teste të mjaftueshme për ti testuar të gjithë. Fillimisht ata me simptoma mbyllen në shtëpi dhe në rast të përkeqësimit shtrohet në spital. Kjo është arsyeja pse fokusi në Itali është tek të moshuarit. Supozoj që shumë të rinj italianë janë të infektuar por askush nuk e di. Kjo shpjegon edhe shkallën e lartë të vdekshmërisë.

Sa do jemi në gjendje të vazhdojme me testimin këtu në Gjermani?

Një gjë dihet: Nuk jemi në gjendje të rrisim kapacitetin e testimit në të njëjtin ritëm me numrin e të infektuarve. Dy gjëra do të ndodhin: Disa nga të sëmurët me Covid-19 do të vdesin dhe e dyta: për shkak se nuk jemi në gjendje ti testojmë statistikat nuk do i kemi të sakta. Shkalla e fatalitetit do të rritet gjithashtu. Do krijohet përshtypja se virusi do bëhet më i egër, por kjo nuk do jetë e vërtetë. Situata e mëvonshme thjesht do pasqyrojë atë që filloi të ndodhë.

Çfarë mendoni ju se duhet bërë?

Duhet llogaritje! Nëse një person i familjes del me virus, ne duhet të konsiderojmë të gjithë familjen të infektuar. Edhe pa provë. Sepse ne e dimë që kjo do të ndodhë. Nëse një anëtar familje infektohet, ai do infektojë të gjithë të tjerët. Kjo strategji kursen edhe shumë teste. Do sugjeroja në këtë rast që e gjithë familja të izolohet. Ketë po bën Holanda dhe do sugjeroja që Gjermania të ndiqte këtë metodë.

Ka ndonjë opsion tjetër?

Rastet e dyshuara do raportohen vetëm në bazë të simptomave dhe më pas statistikat do e reflektojnë. Në të njëjtën kohë, testet që kemi në dispozicion duhet të ruhen për ata njerëz që janë më në rrezik, por duke marrë parasysh strategjinë që përmenda më sipër. Nëse një student po qëndron në shtëpi, është i shëndetshëm dhe po sheh Netflix, unë nuk kam nevojë të di nëse është pozitiv apo jo. Duhet thjesht të qëndrojë aty ky është.

Por nëse një 70 vjeçar sëmuret dhe izolohet në shtëpi, ai do duhet testuar, dhe telefonuar në çdo dy ditë për të ditur gjendjen me frymëmarrjen. Nëse rëndohet situata, si mund të shtrohet menjëherë në spital dhe nuk ka nevojë të shkojë në një spital për të sëmurët në mushkëri, por të dërgohet direkt në një spital të trajtimit intensiv nga virusi. 

23,129 të infektuar ka Gjermania deri më tani, (+765 të infektuar 24 orët e fundit), 93 viktima, (+9 në 24 orët e fundit), 209 të shëruar, 2 në gjendje kritike.