Lajme nga Bota

Virusi hyri në Europë në tetor të 2019? Çfarë kanë zbuluar shkencëtarët italianë me analizat e pacientëve

Virusi hyri në Europë në tetor të 2019? Çfarë

Më shumë se një vit pas pandemisë së koronavirusit që gjunjëzoi botën, ende mbetet mister origjina dhe koha kur ka nisur të qarkullojë. Dyshimet janë tek laboratori i Wuhan-it në Kinë, ndërsa shkencëtarët vijojnë të hetojnë për të zbuluar misterin.

Shkencëtarët në Itali kanë bërë një zbulim të fundit. Ata thonë se koronavirusi mund të ketë qarkulluar në Itali që në tetor të vitit 2019.

Ata thonë se Kina mund të ketë qenë në dijeni dhe nuk e alarmoi botën për virusin misterioz që po qarkullonte në Wuhan, në epiqendrën e pandemisë, deri në muajin dhjetor të 2019-ës.

Zyrtarët e Kinës kanë mohuar pretendimet se virusi ka qarkulluar shumë më herët dhe thonë se mesi i dhjetorit ishte periudha kur u detektuan rastet e para. Studimet të tjera të kryera duket se tregojnë të kundërtën.

Virusi hyri në Europë në tetor të 2019? Çfarë

Shkencëtarët italianë kanë ritestuar mostra gjaku të pacientëve dhe kanë zbuluar se infeksioni ka qenë i pranishëm në vend shumë muaj para se askush e dinte për këtë virus.

Rezultatet e analizave tek një pacient me kancer, me mostrat e marra në tetor të 2019-ës, treguan praninë e antitrupave që luftojnë Covid-in.

Këto gjetje sipas tyre janë sinjal se virusi ka qarkulluar më parë se të njiheshin zyrtarisht rastet e para, dhe se përveç kësaj ka prova të tjera që e faktojnë. Për shkak të muajve që kanë kaluar, ka qenë e vështirë të shihen antitrupat në kohën kur pacientët ishin infektuar.

Në Europë, koronavirusi u konfirmua zyrtarisht në muajin shkurt të vitit të kaluar, dhe nga tetori në shkurt është një deferencë e madhe me 5 muaj kur flitet për përgjigjen ndaj pandemive.

Ndërkaq, mister mbetet edhe origjina e virusit, pasi Kina insiston se ka kaluar nga lakuriqët e natës tek njeriu. Ndërsa të tjerë pretendojnë se virusi ka dalë nga laboratori i Wuhan-it në Kinë.

*Artikulli i Daily Mail përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.