Lajme nga Bota

Virusi nuk e di që janë Krishtlindjet! Britania vendos këto masa për festat që do zgjasin 5 ditë

Virusi nuk e di që janë Krishtlindjet! Britania vendos këto masa

Tre familje do të lejohen t bashkohen gjatë Krishtlindjeve në Britani, një vendim i vështirë për shkak të koronavirusit, por që u mor së fundmi nga ministrat britanikë. Ata ranë dakord që të lehtësohen masat drakoniane dhe tu jepnin familjarëve mundësi për tu bashkuar, por me kujdes ndaj transmetimit të virusit.

Në takimin e fundit, ministrat diskutuan planin se si të lejonin familjet dhe miqtë të takohen pa distancim social dhe brenda grupeve të ngushta.

Masat e relaksuara do të jenë në fuqi nga e mërkura 23 dhjetor deri të dielën 27 dhjetor, duke u dhënë mundësi familjarëve në Angli, Uells, Skoci dhe Irlandën e Veriut të takohen.

Udhëtimet nëpër Britani do të lejohen gjithashtu, si udhëtimet midis Anglisë, Skocisë, Uellsit dhe Irlandës së Veriut.

Megjithatë, autoritetet kanë vendosur që mbledhjet të lejohen vetëm në shtëpi private, vendet e adhurimit dhe hapësirat publike të jashtme.

Rregullat për pub-et, restorantet dhe bizneset e tjera të ngjashme do të mbesin të njëjtat në cilindo nivel që ndodhen vendet.

Kryeministri britanik bëri thirrje që të tregohet kujdes, duke shruar në Tëitter: 'virusi nuk e di se janë Krishtlindjet dhe të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm'.

Rregullat:

Do të lejohen të mblidhen deri në tre familje për Krishtlindje

Lejohet vetëm në shtëpi private, vende adhurimi dhe ambiente të jashtme.

Lehtësimi i rregullave do të zbatohet për pesë ditë, nga 23 dhjetori deri më 27 dhjetor.

Britanikë do të lejohen të udhëtojnë në të gjithë vendin për t'u takuar me familjen.

Anëtarët e tre familjeve të ngushta me njëra tjetrën nuk do lejohen të mblidhen në lokal apo restorant.

Ata duhet të zbatojnë rregullin e distancimit.

Fëmijët, prindërit e të cilëve janë të ndarë do të jenë në gjendje të festojnë me të dy prindërit, duke u lejuar vizitat në shtëpitë e të dyve.

Qeveria britanike ka njoftuar se do të ketë masa të tjera të cilat do të publikohen në ditët në vijim.

Më poshtë keni skemën e rregullave.

*Artikulli i marrë nga Daily Mail/ Tiranapost.al.

Virusi nuk e di që janë Krishtlindjet! Britania vendos këto masa