Lajme nga Bota

Virusi përhapet nga ajri? 239 shkencëtarë i shkruajnë OBSH: Është më i rrezikshëm nga sa mendojmë

Virusi përhapet nga ajri? 239 shkencëtarë i shkruajnë OBSH:

New York Times ka publikuar një artikull që i referohet një letre të shkruar për OBSH nga 239 shkencëtarë të 32 vendeve. Ata pretendojnë se janë zbuluar prova që tregojnë se grimca më të vogla nga sa mendohej nga ajri mund të infektojnë njerëzit. Kështu ata i bëjnë thirrje OBSH të rishikojë rekomandimet, pasi virusi është edhe më i rrezikshëm.

Letra pritet të publikohet e plotë në javën që vjen.

OBSH në azhurnimin e fundit thotë se transmetimi i virusit nga ajri është i mundur vetëm në ambientet mjekësore ku ka prodhim më të madh aerosoli, ose spërkla pak më të vogla se 5 mikron.

Maska e duhur dhe larja e duarve janë masa parandaluese të suksesshme, sipas OBSH, por shkencëtarët tashmë thonë se kanë prova për transmetimin më të gjerë përmes ajrit.

Doktoreshë Benedetta Allegranzi, udhëheqëse teknike e OBSH për kontrollin e infeksionit, megjithatë thotë se provat që virusi përhapet nga ajri nuk janë bindëse.

"Sidomos në dy muajt e fundit, ne kemi deklaruar disa herë që ne e konsiderojmë transmetimin nga ajri si të mundur, por sigurisht që nuk mbështetet nga prova të forta apo edhe të qarta," tha ajo. "Ka një debat të fortë për këtë."

Dhe debati është po me shkencëtarët: 20 shkencëtarë përfshirë edhe disa që janë pjesë e OBSH kanë treguar se virusi bartet nga spërklat pas një teshtitje apo kollë, por gjithashtu provat e fundit kanë treguar se koronavirusi përhapet në ajër dhe mund të infektojë njerëz kur ky ajër thithet.

Një konsulente e OBSH-së e cila nuk ka dashur të identifikohet ka shprehur kritikat e saj për organizatën lidhur me qëndrimin për pretendimin e fundit: Ata mbrojnë idetë e tyre deri në vdekje. Unë jam shumë e irrituar për çështjen e fundit se virusi mund të qëndrojë në ajër dhe të të infektojë. Nëse do të fillonim studimet për këtë gjë, do të ishim më të përgatitur për të ndryshuar shumë nga ato që ne bëjmë. Është tronditëse por kjo do të vinte në lëvizje ekspertët e infeksionit në gjithë botën.

Artikullin e plotë nga Neës York Times mund ta lexoni këtu.