Lajme nga Bota

Virusi riaktivizohet dhe sulmon sërish? Shkencëtarët e Koresë së Jugut nxjerrin hipotezën shqetësuese

Virusi riaktivizohet dhe sulmon sërish? Shkencëtarët e

51 persona të shëruar nga koronavirusi në Korenë e Jugut, kanë rezultuar sërish pozitivë në testin e radhës, dhe shkencëtarët tashmë shtrojnë hipotezën se virusi mund të ketë fuqinë të riaktivizohet.

Pacientët janë nga vendi më i prekur në Korenë e Jugut, në Daengu, të cilët u karantinuan pasi u diagnostikuan me virusin dhe pas ditëve të trajtimit ata u shëruan. Por në testin e fundit ata kanë rezultuar sërish me koronavirus.

Nga Qendra e Koresë për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve po thuhet se virusi ka të ngjarë të aktivizohet dhe jo të ri-infektojë pacientët.

Shkencëtarët besojnë se virusi mund të qëndrojë në gjendje të fjetur në nivele të pazbulueshme tek qelizat njerëzore dhe në momentin që riaktivizohen sulmojnë sërish mushkëritë.

Megjithatë nuk ka ende prova ekzistenciale për vërtetësinë e këtyre hipotezave.

Shumë shkencëtarë të tjerë thonë se pacientët mund të rezultojnë sërish pozitivë në rastet kur testi jep rezultatin e gabuar.