Lajme nga Bota

Virusi si çelësi i filozofisë së jetës

Ne njerëzit jemi shumë të mençur, por shumë të paditur për të kuptuar plotësisht ato grimca të vogla të informacionit gjenetik që udhëtojnë kudo rreth nesh, që jetojnë me ne, që na kthehen dhe kundër.

Virusi si çelësi i filozofisë së jetës

Viruset janë të çuditshëm.

Ne kemi frikë prej tyre, por i përdorim tek ilaçet kundër kancerit.

Viruset duket se sfidojnë dogmën qendrore të biologjisë moderne, që do të thotë transferimi i informacionit biologjik nga ADN-ja tek ARN-ja (RNA-DNA) dhe më pas në kahun e kundërt, nga ARN tek ADN, një proces retrovirusi siç ndodh me HIV-I, virusi që shkakton SIDA-n.

Viruset duken të këqinj por pyetja që shtrohet është: Kush jemi ne që të sfidojmë mençurinë e natyrës që i krijoi? Në dëm dhe në dobi të njerëzimit?

Viruset sfidojnë gjithçka që ne dimë për jetën dhe i bëjnë biologët të pranojnë se përkufizimi i tyre për atë që përbën në thelb jetën, duhet të ri-akordohet, aq më tepër nëse do të vazhdonim të thonim se viruset nuk janë të gjalla.

Pavarësisht sa ka evoluar mjekësia moderne, ne ende nuk kemi kemi arritur të jemi në gjendje të luftojmë viruset edhe më të thjeshta, si në rastin e gripit. Sëmuremi, vdesim, çdo sezon. Tani e dimë se kur na vjen dhe thjesht i hapim derën. Vaksinë ende nuk kemi që të shpëtojmë.

Ne njerëzit jemi shumë të mençur, por shumë të paditur për të kuptuar plotësisht ato grimca të vogla të informacionit gjenetik që udhëtojnë kudo rreth nesh, që jetojnë me ne, që na kthehen dhe kundër.

Ndoshta të kuptuarit e viruseve kalon përmes të kuptuarit të vetë unitetit të natyrës në tërësi: Çdo gjë që ekziston luan një rol të rëndësishëm në jetë.Dhe viruset gjithashtu, përderisa ekzistojnë…: Jo të gjithë, por shumica prej tyre që kemi arritur t’i njohim.  

Marrë nga:harmoniaphilosophy.com/