Lajme nga Bota

Vizita e Pelosit në Tajvan nxit Kinën për hakmarrje. Bllokon disa importe dhe eksporte

Vizita e Pelosit në Tajvan nxit Kinën për hakmarrje. Bllokon disa

Kina ka pezulluar importin e agrumeve disa produkteve të peshkut nga Tajvani dhe eksportin e rërës natyrore.

Në një deklaratë të veçantë, Dogana Kineze tha se pezullimi i importit të frutave agrume është rezultat i pesticideve në produkte. Këto vendime po shikohen si hakmarrje mbi vizitën e Pelosit.

Ndërkaq pezullimi i eksportit të rërës natyrore në Tajvan është problem, pasi është një komponent kyç për prodhimin e çipave gjysmëpërçues.

Pelosi është zyrtarja e parë e lartë që viziton Tajvanin 25 vitet e fundit dhe Kina është betuar se nuk do të rrijë duarkryq.

Pak minuta më parë, ministri i Jashtëm i Kinës tha se e gjithë kjo vizitë, është një farsë.