Lajme nga Bota

Vizita historike e Pelosit në Kiev dhe kuptimi i medaljes që i dhuroi Zelensky

Vizita historike e Pelosit në Kiev dhe kuptimi i medaljes që i dhuroi

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi udhëtoi në Kiev ku u takua me Presidentin Volodymr Zelensky. Mediat ndërkombëtare e kanë cilësuar takimin si historik, pasi Pelosi është zyrtarja më e lartë e Shteteve të Bashkuara që është takuar me Presidentin Zelensky që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Gjatë vizitës, Zelensky i dha Pelosit medaljen e “Urdhrit të Princeshës Olga” për “kontributin e saj të rëndësishëm personal” në forcimin e lidhjeve ukrainase dhe amerikane.

Por çfarë simbolizon kjo medalje?

Olga është personifikimi i forcës femërore në Ukrainë, pasi ishte gruaja e parë që sundoi Kievin Rus në atë kohë. Urdhri që mban emrin e saj u jepet grave që kanë arritur sukses të rëndësishëm në politikë dhe shoqëri.