Lajme nga Bota

Vizita që Joe Biden zgjodhi të bënte pak orë para inaugurimit si president

Vizita që Joe Biden zgjodhi të bënte pak orë para

Joe Biden me bashkëshorten dhe zv.presidentja e tij Kamala Harris me bashkëshortin gjithashtu vizituan memorialin e ngritur në përkujtim të viktimave që humbën jetën nga Covid-19. 

“Sonte, në Uashington, D.C. por edhe në mbarë vendin, u bëmë bashkë për të nderuar mbi 400 mijë amerikanë që kemi humbur nga Covid-19. Viti i kaluar na sprovoi në mënyrë të paimagjinueshme, por tani është koha që të fillojmë procesin e shërimit dhe ta kapërcejmë së bashku”, shkruan Biden në foton e të katërve bashkë me pamje nga memoriali. 

Vizita që Joe Biden zgjodhi të bënte pak orë para

Shtetet e Bashkuara janë një nga vendet me më shumë viktima prej Covid-it dhe me shifra të larta të atyre që ende po luftojnë.

Ndaj zgjedhja e Biden, presidentit të zgjedhur që sot inaugurohet dhe merr zyrtarisht detyrën, ishte kjo vizitë.