Von der Leyen: Certifikata e vaksinimit kundër Covid një kërkesë mjekësore

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka mirëpritur iniciativën e qeverisë greke që lejon njerëzit e vaksinuar kundër Covid të udhëtojnë lirshëm dhe bëri thirrje për një certifikatë vaksinimi të njohur reciprokisht nëpër vendet e Bashkimit Evropian.
"Është një kërkesë mjekësore të kesh një certifikatë që vërteton se je vaksinuar," tha Ursula von der Leyen në një intervistë për mediat Portugeze. "Prandaj, unë e mirëpres iniciativën e Kryeministrit Grek për një certifikatë vaksinimi të njohur reciprokisht," tha ajo.
Presidentja e Komisionit Evropian reagoi edhe për letrën që kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i nisi asaj një javë më parë, në të cilën i bëri thirrje për lehtësimin e rregullave të udhëtimit për njerëzit e vaksinuar.
Megjithëse ai nuk dëshironte ta bënte vaksinën "të detyrueshme ose një parakusht për udhëtimin", Mitsotakis kërkoi që "njerëzit e vaksinuar të jenë në gjendje të udhëtojnë lirshëm".
Von der Leyen tha se ajo është kryesisht dakort me këtë ide.
"Çfarëdo që të vendoset, pavarësisht nëse i jep përparësi apo akses mallrave të caktuara, është një vendim politik dhe ligjor që duhet të diskutohet në nivel Evropian," u tha ajo gazetarëve gjatë një vizite të Komisionit Evropian në Lisbonë të organizuar nga presidenca Portugeze e BE.
“Por mendoj se është e rëndësishme. Dhe, siç thashë, ne duhet të kemi një kërkesë mjekësore që dëshmon se njerëzit janë vaksinuar, "shton më tej ajo.
Artikulli i marrë nga euractiv.com, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.