Von der Leyen ndihmon pasagjerin që pëson emergjencë mjekësore në mes të fluturimit
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dikur një mjeke e trajnuar, vuri në përdorim aftësitë e saj në mes të një fluturimi të mërkurën pasi një pasagjere pësoi një emergjencë mjekësore gjatë kthimit të saj në Bruksel nga samiti i G20 në Rio de Zhaneiro.
Sipas një deklarate të përfaqësueses së Komisionit, Arianna Podesta, von der Leyen ka ndërhyrë për të ofruar ndihmë mjekësore, pasi stafi i aeroplanit kërkoi ndihmën e një mjeku në bord.
“Siç ndodh në këto raste, stafi i aeroplanit pyeti nëse ndonjë pasagjer kishte njohuri mjekësore,” tha Podesta. “Presidentja ndihmoi pasagjerin në nevojë deri sa fluturimi arriti në destinacion, ku stafi mjekësor mori përsipër situatën”, shtoi ajo.
Përpara se të hynte në politikë, Ursula von der Leyen ka patur karrierë të suksesshme në mjekësi. Ajo filloi si asistente mjeke dhe më pas u diplomua nga Shkolla Mjekësore e Hanoverit, ku mori titullin doktor në mjekësi.